Skënder Boshnjaku
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1942 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) e kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1967. Pas një përvoje të gjatë mjekësore doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në maj të vitit 1980 me temën: ”STUDIMI I GJENDJES PSIKOSOMATIKE DHE ELEKTROENCEFALO-GRAFIKE TË SËMUNDJES OBSTRUKTIVE KRONIKE TË MUSHKËRIVE”(sr). Dr. Skënder Boshnjaku në fillim ka punuar si mjek në Beograd ku edhe arriti të specializoi në neuropsikiatri, mandej kaloi në Spitalin e Neuropsikiatrisë të Prishtinës ku pas superspecializimit zgjidhet asistent i neuropsikiatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Tash është prof. ordinar i lëndëve neurologji, psikiatri dhe psikologji medicinale në të njëjtin fakultet. Ka të botuara 80 punime shkencore dhe 10 punime si koautor. Dr. S. Boshnjaku merret me art figurativ. Ka 3 libra të botuara dhe ka marrë pjesë me punimet e veta në ekspozita si në Izrael, Çeki, Suedi. Ka qenë drejtor i Klinikës së Neuropsikiatrisë dhe shef i Katedrës së neuropsikiatrisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.