← Shfleto

Skënder Ahmetaj

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në qershor të vitit 1956 në Radishevë të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Runik, kurse të mesmen (gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin e SHMN-Dega e Fizikës e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikës nukleara në Zagreb, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1990 me temën:” MATJA E TEMPERATURAVE ME ANALIZATOR OPTIK SHUMËKANALESH”(kr). Mr. Skënder Ahmetaj doktoroi në FSHMN të Prishtinës në mars të vitit 2006 me temën:” FUSHAT FIZIKE QË PËRSHKRUHËN ME EKUACIONIN E DIRAKUT NË FORMULIMIN VARIACIONAL”. Dr. Skënder Ahmetaj u zgjodh asistent e ligjërues i Fizikës në FSHMN në Prishtinë ku edhe punon. Dr. S. Ahmetaj ka 10 punime shkencore të botuara si koautor dhe një tekst shkollor për fizikë si bashkautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.