Sinani Koxha-Minar
ARHITEKT SINANI I MADH
Minar Sinani është një arkitekt i madh me prejardhje shqiptare (Sipas Abdyrrahman Sherif-historian i shquar në Perandorinë Osmane). Minar Sinani ishte ndër arkitektët më të njohur në Perandorinë Osmane për ndërtimin e minareve dhe mu për atë edhe u quajtë Minar Sinani, ndërtoi xhaminë e Sulltan Sylejmanit që ishte një kryevepër dhe e jashtëzakonshme që tregoi aftësinë e tij në artin e arkitekturës. Përveç xhamisë projektoi rreth 40 xhami e ujësjellës. Për punën e tij të çmuar në arkitekturë atij iu dhanë shumë mirënjohje dhe në afërsi të Aga Kapisë me emrin e tij u emërtuan një xhami, një shkollë (Mekteb), një rrugë dhe një lagjë (Mahallë). Arkitekt Sinani ka jetuar afër 100 viteve. Pas vdekjes trupi i tij u varros në një tyrbe (në një mauzole të posaçëm) në një oborr të një Xhamie që ai e kishte projektuar. Me veprimtarinë projektuese të tij të shkëlqyeshëm, ka marrë edhe emrin Koxha. Minar Sinani-Arkitekt i madh që i kontribuoi shkencës në lëmin e arkitekturës me plot merit (sipas Dr. J. Vatocit) Minar Sinanit i jepet grada e magjistrit të arkitekturës, falë kontributit që ka dhënë në Projektimin e xhamive, ujësjellësve në Perandorinë Osmane. Ky qëndroi edhe në Palestinë dhe konsiderohet ”Një ndër arkitektët më të mëdhej që njeh historia”. Në shekullin XVI qëndroi në Mekë dhe Medinë për të ndërtuar objekte, arsimore e fetare. Në Mekë kishte ndërtuar 1 Xhami, 1 medrese, 1 Shkollë, 1 pus uji dhe 1 kuzhinë popullore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.