← Shfleto

Sinan Ademaj

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në maj të vitit 1952 në Zhur të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen (normalen) në Prizren. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën:”POLITIKA E ZHVILLIMIT TË REGJIONEVE MË PAK TË ZHVILLUARA DHE TË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Sinan Ademej doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në mars të vitit 1991 me temën: ”VARTËSIA DHE KUSHTËZIMI RECIPROK MIDIS REVOLUCIONIT SHKENCOR TEKNOLOGJIK DHE MARRËDHËNIEVE NË PRODHIM NË SOCIALIZMIN VETËQEVERISËS ”. Dr. Sinan Ademaj së pari u punësua në K.K. të Prizrenit në Shërbimin e Planit dhe të Analizës e më 1977 u pranua asistent për lëndën Ekonomia politike II, ku arriti gradën prof. inordinar në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Është i angazhuar edhe në Universitetin e Tetovës. Dr. S. Ademaj ka një tekst universitar dhe disa punime shkencore të botuara. Ka marrë pjesë në disa projekte dhe seminare të lëmit të tij.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.