Simo Prillo
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në shtator të vitit 1941 në Mbrezhan të Përmetit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Përmet. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1964. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1994 me temën: ”FORAMINIFERËT, BIOSTRATIGRAFIKE DHE PALEONTOLOGJIA E DEPOZITIMEVE TË AKUITANIANIT DERI NË HELVECIUM ( PËRFSHIRË) ZONËN JONIKE”. Dr. Simo Prillo ka punuar si paleontolog në Institutin e Naftës e të Gazit të Kuçovës. Ishte zëvendësshef në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit. Më 1992 mori titulli”Bashkëpuntor i vjetër shkencor”, më 1995 “Drejtues kërkimesh”. Ka bërë përcaktime mikropaleontologjike. Rezultatet i paraqiti në disa studime. Ka të botuar 15 artikuj shkencorë. Mban “Çmimin e Republikës” shk. II.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.