Simë Dobreci
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1934 në Braticë të Ulqinit. Shkollën fillore e kreu në Ulqin, kurse të mesmen (gjimnazin) në Tivar. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1963. Specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, dhe në Klinikën Dermatologjike të Universitetit të Vankuverit në Kanada. Doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në janar të vitit 1980 me temën: “HULUMTIMET EPIDEMIOLOGJIKE TË DERMATOFITISË ENDEMIKE NË KOSOVË“(sr). Dr. Simë Dobreci fillimisht punoi si mjek në Ulqin, Tivar, kurse prej vitit 1967 punoi në Repartin e sëmundjeve të Lëkurës në Spitalin e Prishtinës. Më 1972 u zgjodh asistent i Dermatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar në këtë fakultet. Ka të botuara më tepër se 30 punime shkencore me punimet e tija mori pjesë në shumë kongresa botërore të dermatologjisë, ka edhe një tekst universitar për dermatologji. Tash është pensinist. Jeton në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.