← Shfleto

Shyqyri Basha

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në maj të vitit 1911 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu me sukses të shkëlqyer dhe u laurua me çmimin “Shyqyri Basha premio” Ricardi D infanzio di Scuolo”. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Universitetin e Romës me sukses të shkëlqyeshëm si -hirurg. në qershor të viti 1936. Në vitin 1939 u punësua në Spitalin Ushtarak të Tiranës, mandej në Universitetin e Bolonjës dhe kreu specializimin për venerologji e më 1942 filloi punën si dermatolog në Spitalin Civil të Tiranës. Dr. Shyqyri Basha më 1945 u denua me 5 vjet burg, si anëtar i Organizatës së Ballit Kombëtar. Që nga viti 1960 ka drejtua kurset specialistike në gjith Shqipërinë për mjek specializant. Ka qenë bashkautor në disa tekste dhe ka titullin Këshilltar mjekësor e më vonë para pensionimit docent-“Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”. Në bazë të punimeve shkencore meriton gradën doktor i shkencave të mjekësisë, Dr. Shyqyri Basha vdiq në Tiranë më 1995.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.