Shyqri Nimani
Magjistër i artit – disejnit
Lindi më 1941 në Shkodër. Shkollën fillore e kreu në Prizren, kurse të mesmen (të Artit) në Pejë. Fakultetin e Arteve Aplikative e kreu në Beograd më 1967. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në tetor të vitit 1969 me temën: ”POEZIA NË SHTYP”(sr). Mr. Shyqri Nimani ka punuar në SHLP-Dega e Artit Figurativ - në Prishtinë, mandej në Fakultetin e Arteve ishte edhe shef i Degës së Disenjit. Mr. Sh. Nimani specializoi disenjin në Japoni. Ka arganizuar ekspozita studimi në Francë, Angli, Itali, Greqi, Shqipëri, Austri, Finlandë, Norvegji, Singapor dhe në Amerikë. Mr. Shyqri Nimani ka të botuara 7 libra shkollore e universitare, 2 monografi dhe është prof. ordinar i disenjit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ku edhe punon.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.