← Shfleto

Shuaib Arnauti

Doktor i dorshkrimeve të vjetra

Lindi me 1916 në Damask–Siri, të parët e tij ishin të emigruar nga Shkodra. Shkollimin e bëri në Damask ku jetoi 53 vjet, më 1982 e lëshoi Damaskun dhe shkoi në Aman të Jordanisë ku edhe jeton. I vazhdoi mësimet 15 vjet te mësuesdhënësit arabë dhe ata shqiptarë. Pati rastin të mësonte në shkollat arabe dhe turke që drejtoheshin nga dijetarët shqiptarë të asaj kohe. Në moshën 23-vjeçare u emërua mësimdhënës në Shkollën “Fet-hul Islam” në Damask. Në këtë Medrese pranoheshin fshehtazi nxënësit që vinin nga Turqia e vendet e tjera, sepse e kishin të ndaluar mësimin e fesë islame. Pas një kohe kaloi në Institutin për Studime Arabo-Islame ku punoi 10 vjet. Dëshira e madhe e Shuajbit për t'u marrë me verifikimin e dorëshkrimeve të vjetra-profesion shumë i rrallë. Në këtë profesion Shuajbi filloi të punonte në Bibliotekën Islame të Damaskut, e pas një kohe kalon në Institutin e verifikimit të thesarit Islam me qendër në Bejrut, ku punoi tërë kohën. Gjatë asaj kohe bëri Verifikimin dhe komentimin e Musnedni të Ibni Ahmedit, vepër kjo që ka 45 vëllime, mandej u angazhua në Enciklopedinë e Haditheve. Ky arriti të bëjë verifikimin e shumë dorëshkrimeve që mbërrijnë 180 vëllime. Disa prej dorëshkrimeve të verifikuara janë botuar e ribotuar 50–100 herë si „Riadus Salihin“-Biografi e Fisnikëve arabë prej 25 vëllimesh e botuar 15 herë. Shuajb Arnauti është shkencëtar i rrallë u mor me verifikimin e dorëshkrimeve të vjetra, e për kontributin që i dha shkencës në përgjithësi (Sipas Dr. J. Vatocit radhitet në rendin e doktorëve të shkencës me plot meritë). Dr. Shuajb Arnauti, si shqiptar shkodran është i vetmi që u mor me këtë punë dhe arriti famë botërore në verifikimin e dokumenteve të vjetra.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.