Shtjefën Gjeçovi
Magjistëri historisë – etnografisë
Lindi në nëntor të vitit 1873 në Janjevë, mësimet fillestare i bëri në vendlindje, kurse të mesmet (Gjimnazin) e filloi në Kolegjin Françeskan të Trashanit dhe e kreu në Bosnje. Edhe studimet i kreu në Kreshevë të Bosnjes. Pas shkollimit së pari u emërua meshtar në Trashan më 1896 mandej në Zllakuqan të Klinës, në Rubik, Pejë, Durrës, Vlorë, Shkodër Zarë e në fund në Zym të Hasit të Prizrenit, ku edhe u vra tradhtisht më 13.10 1929 në kodrën Rrezina e Zymit. Veprimtaria e Shtjefën Gjeçovit është e gjerë dhe e shumëllojshme si letrare, kulturore, etnografike dhe shkencore, pra, kontriboi në shumë fusha shkencore e më tepër në fushën e etnografisë. Botoi me pseudonim “Lkeni i Hasit” u mor edhe me përkthime por i mbetën të pabotuara. Në bazë të kontributit në shkencë (sipas Dr. J. Vatocit ) Sh, Gjeçovi me plot meritë rradhitet në rendin e magjistrit të shkencës së historisë – Etnografisë, për kontributin e tij shkencor edhe Universiteti i Lajpcigut ja dha gradën “Doktor nderi” të këtij universiteti në Gjermani. Si punim i vlersuar shkencëtarisht është “Kanununi i Lekë Dukagjinit” i botuar me 1933 në Shkoder. Dr. Sh. Gjeçovi ka qenë mbledhës i pasionuar i thesarit popullor të stërgjyshëve të tij si dëshmi e autoktonisë së popullit të vet.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.