Shqipe Deda
Magjistër e shkencave të bujqësisë
Lindi më 1965 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1994 me temën: ”PRANIA E MEKANIZMIT TË MBROJTJËS MILTIKSENOBIOTIKE NË KRAP ME NDIHMËN E INDUKTIMIT TË OKSIDAZAVE NË FUNKSION TË PËRZIER TË MËLÇISË”(kr). Mr. Shqipe Deda punon si asistente e mbrojtjes së bimëve në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës. Ka të botuara 4 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.