Shpresa Agalliu
Doktor i Artit – koreografisë
Lindi në prill të vitit 1967 në Tiranë. Shkollimin fillor dhe Liceun Artistik e kreu në Tiranë, ku i kreu edhe studimet e Larta në Institutin e Lartë të Arteve më 1980 si koreograf. Doktoroi në Akademinë e Arteve të Tiranës në korrik të vitit 1994 me temën: ”VALLET LIRIKE SHQIPTARE”. Dr. Shpresa Agalliu punoi si koreografe në Institutin e Kulturës Popullore në Tiranë. Kjo ka disa punime profesionale të botuara në lëmin e koreografisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.