← Shfleto

Shpend Elezi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1965 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në vendlindje, kurse Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1988. Specializimin e filloi në Universitetin e Tiranës kurse e vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë të Mynihut të Gjermanisë dhe doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në prill të vitit 2000 me temën: ”REZULTATET KLINIKE DHE ANGJIOGRAFIKE PAS IMPLANTIMIT TË STENTIT KORONAR TE TË SËMURIT ME DIABETES TË STENTIT.” Dr. Shpend Elezi në fillim ia nisi punës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë që zhvillon veprimtarinë e saj në Kosovë. Ka 40 studime, kumtesa të paraqitura në konferenca ndërkombëtare dhe të publikuara. Është bashkautor edhe në 16 punime me bashkautor të jashtëm të botuara në revistat për kardiologji në botë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.