← Shfleto

Shpejtim Bulliqi

Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë

Lindi në shtator të vitit 1968 në Llugë të Podujevës (Besianë). Shkollën fillore e kreu në Lluzhan, kurse të mesmen në Podujevë. Fakultetin e SHMN-Seksioni i Gjeografisë - e kreu në Prishtinë më 1992. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 2000 me temën: ”VEÇORITË FIZIKO-GJEOGRAFIKE TË FUSHË-GROPËS SË LLAPIT”. Mr. Shpejtim Bulliqi doktoroi në FSHMN të Prishtinës në korrik të vitit 2006 me temën: ”VEÇORIT MORFOLOGJIKE TË PJESËS VERIORE TË KOSOVËS”. Dr. Shpejtim Bulliqi së pari u angazhua si bashkëpunëtor i jashtëm kurse në vitin 1994 u zgjodh asistent i lëndëve: Gjeografia e resurseve natyrore dhe pedologji me Biogjeografi ku tash është ligjërues i këtyre lëndëve në FSHMN të Prishtinës. Ka të botuara 8 punime shkencore, ka marrë pjesë në sesione shkencore të mbajtura në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.