Shkëlzen Qorraj
Magjistër i shkencave teknike – ndërtimtarisë
Lindi në qershor të vitit 1957 në Carrabreg të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Deçan. Fakultetin Teknik-Dega e Ndërtimtarisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Institutin Sizmologjik të Shkupit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1988 me temën: ”KAPACITETI MBAJTËS I URAVE TË ÇELIKUT TË MBUSHURA ME BETON”(ma). Mr. Shkelzen Qorraj në fillim punoi si inxh. i Ndërtimtarisë në Deçan, më 1984 u zgjodh asistent në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Prishtinës. Më 1989 shkoi në specializim në Universitetin Kobe të Japonisë, mandej në Universitetin Teknik Dormstadt të Gjermanisë si dhe për specializim të gjuhës gjermane në Luzern të Zvicrës. Aktualisht jeton dhe punon në Gjermani.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.