← Shfleto

Shkëlzen Badivuku

Magjistër i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1958 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1994 me temën: ”REAKTIVITETI BRONKIAL JOSPECIFIK TE PERSONAT MË PARË TË MJEKUAR NGA TUBERKULOZI”(kr). Mr. Shkëlzen Badivuku në fillim punoi si mjek në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërive të Prishtinës. Në vitin 1991 është zgjedhur asistent i lëndës Pneumoftiziologjia - në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 12 punime shkencore si autor-koautor. Prej vitit 2000 jeton dhe punon në SHBA.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.