← Shfleto

Sherefedin Shehu

Doktor i shkencave të ekonimisë

Lindi në maj të vitit 1956 në Vleshë të Sllovës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Ekonomisë Agrare e diplomoi më 1978 në Universitetin e Tiranës. Ka kryer studimet pasuniversitare po në këtë fakultet ku edhe u doktorua më 1987 dhe e mori gradën “Doktor i Shkencave”. Ka kryer specializime në: Turqi, Vjenë, e Glazgovë. Ka kryer detyrën e zëvendësministrit të financave të Shqipërisë, mandej asistent e pedagog i financave Publike në Fakultetin e Ekonomisë Agrare, ku ka qenë edhe shef i Katedrës së Financave dhe drejtor i Drejtorisë së Thesarit në Ministrinë e Financave. Anëtar i Këshillit të Drejtorëve të Bankës Italo-Shqiptare dhe të Bankës Tregtare Agrare e funksione të tjera me rëndësi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.