Sherafedin Hoxha
Magjistër i informatikës
Lindi më 1930 në Shtimje. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalën) në Pejë. Fakultetin Filozofik e kreu në Shkup më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën për Studime Postdiplomike të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1975 me temën: ”ZHVILLIMI I PUBLIKIMEVE PERIODIKE NË GJUHËN SHQIPE”(kr). Mr. Sherafedin Hoxha së pari punoi si mësues, mandej në Radio Prishtinë, e në “Rilindje”, ka qenë shumë kohë drejtor i Universitetit të Punëtorëve në Prishtinë, drejtor i Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Prishtinës dhe në fund prof. i informatikës në Gjimnazin “E.Çabej” në Prishtinë. Ka të botuar 150 punime profesionale dhe një libër. Vdiq në Prishtinë më 2003.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.