← Shfleto

Shemsi Ajvazi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1941 në Peran të Podujeves (Besianë). Shkollën fillore e kreu në Gjakovë kurse të mesmen në Sarajevë. Fakultetin e Gjuhës Arabe dhe Islamizmin e kreu në Universitetin e Bengazit në Libi më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1977 me temën: ”LIDHJA E PRIZRENIT NË SHTYPIN RUS”. Mr. Shemsi Ajvazi në vitin 1974 në Degën e Orientalistikës është zgjedhur asistent i Letërsisë Arabe, kurse më 1981 zgjidhet ligjërues i kësaj lënde në këtë fakultet në Prishtinë. Mr. Sh. Ajvazi ka punuar në Libi si përkthyes i gjuhës arabe, mandej punoi në Institutin e Historisë të Kosovës si bashkëpuntor shkencor dhe ka përkthyer prej gjuhës arabe në shqipe disa punime që janë të botuara në revista tona në Prishtinë. Tani jeton dhe punon në Libi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.