← Shfleto

Shemsedin Kasapolli

Magjistër i artit aplikativ

Lindi më 1929 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Artit në Beograd. Ku e kreu edhe Akademinë e Arteve më 1954. Po në këtë akademi i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në dhjetor të vitit 1960 me temën:”APLIKIMI I VIZATIMIT LINEAR NË SFONDET E MATERIALEVE TË NDRYSHME”(sr). Mr. Shemsedin Kasapolli në fillim punoi si mësimdhënës i Artit në Shkollën e Mesme të Artit në Pejë. Mandej në Beograd e më 1966 erdhi në SHLP-Dega e Artit në Prishtinë së pari si prof. i metodikës së Artit Figurativ. E vazhdoi punën në Fakultetin e Arteve në Prishtinë dhe arriti deri te profesor ordinar i metodikës së artit figurativ në këtë fakultet. Mr. Sh. Kasapolli ka organizuar ekspozita individuale dhe kolektive në të gjitha kryeqendrat e republikave të ish-Jugosllavisë dhe të Kosovës dhe jashtë saj. Vdiq në Prishtinë më 2006.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.