← Shfleto

Shefqet Rashani

Doktor i shkencave të teknologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1944 në Rashan të Mitrovicës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Stantërg. Shkollën Teknike-Teknologjinë e kreu në Mitrovicë. Fakultetin e Teknologjisë e kreu në Tuzëll më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1974 me temën: ”HULUMTIMI I METODAVE MË BASHKËKOHORE PËR PASTRIMIN E UJËRAVE ORGANIKE POSAÇËRISHT ME MJETE ADSORPCIONE”(kr). Mr. Shefqet Rashani doktoroi në Fakultetin e Teknologjisë në Tuzëll në maj të vitit 1977 me temën: ”THËNGJILLI DHE HIRI I BASENIT TË KOSOVËS, HIRI SI DEFENALIZATOR I UJIT PËR TRETJEN E THËNGJILLIT”(sr). Dr. Shefqet Rashani së pari punoi në OP “Azotiku” të Kombinatit “Kosova” në Obiliq e prej vitit 1973 kaloi me punë në Fakultetin Teknik të Prishtinës së pari si asistent e më vonë ligjërues i lëndëve Termodinamika kimike dhe Kinematika ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në Fakultetin e Xehetarisë - Metalurgjisë të Mitrovocës. Ishte edhe prodekan dhe dekan i këtij fakulteti. Dr. Sh. Rashani ka të botuara 50 punime shkencore si autor-koautor, dy tekste dhe 4 dispensa. Ligjëron edhe në Shkallën e Tretë të studimeve postdiplomike në Fakultetin e Xehetarisë – Metalurgjisë të Mitrovicës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.