← Shfleto

Shefqet Lubiqeva

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1953 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1986 me temën: ”MJETET QARKULLUESE DHE JOLIKUIDITETI”(kr). Mr. Shefqet Lubiqeva në fillim punoi si ekonomist në Fabrikën e Fijeve Sintetike të Prizrenit, kurse tash ka ndërmarrje private shërbyese për mbajtjen e kontabilitetit në Prizren. Punon me afarizëm të suksesshëm.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.