Shefqet Ibrahimi
Doktor i shkencave kimiko – teknologjike
Lindi në shkurt të vitit 1940 në Vinarc të Poshtëm të Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë - e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1978 me temën: ” ANALIZA KRAHASUESE E P2O2 E PËRMBAJTUR NË SUPERFOSFAT”(kr). Mr. Shefqet Ibrahimi doktoroi në Fakultetin e Teknologjisë në lëmin e inxhinjerisë kimike në Zagreb në tetor të vitit 1987 me temën: ”FAKTORËT QË NDIKOJNË NË HUMBJEN E FOSFORPENTOKSIDIT (P2O5), NË PRODHIMTARINË E ACIDIT FOSFORIK”(kr). Dr. Shefqet Ibrahimi punoi si prof.i kimisë në Gjimnaz dhe në Shkollën Teknike të Mitrovicës, punoi në Industrinë Kimike të Kombinatit “Trepça” të Mitrovicës si drejtor i kontollit të kualitetit të prodhimit të plehrave kimike, drejtues i prodhimit dhe drejtor teknik i kësaj industrie. Kaloi në Institutin të Plumbit dhe Zinkut si drejtues i Entit për Atestim të prodhimeve të Trepçës. Ligjërues i lëndës Bazat e teknologjisë në SHLT në Mitrovicë, mandej në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë si ligjërues i lëndës Bazat e teknologjisë me logaritje. Ka qenë prodekan dhe dekan i këtij Fakulteti. Specializoi në Gjermani, Francë, Belgjikë, Rumani, Slloveni, Kroaci, mori pjesë në shumë tubime shkencore dhe projekte. Ka të botuara 44 punime shkencore dhe 17 punime si koautor dhe një tekst universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.