← Shfleto

Shefqet Canhasi

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1940 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, e kreu në Prishtinë më 1968. Doktoroi në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë në Prishtinë në dhjetor të vitit 1982 me temën:”ASIM VOKSHI 1915-1937”. Dr. Shefqet Canhasi së pari punoi si mësimdhënës në Gjakovë, mandej redaktor në Entin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Prishtinës, prej aty kaloi si prof. i historisë në SHLP “B:Curri” të Gjakovës. Dr. Sh. Canhasi është marrë me shkrime dhe ka disa vepra të botuara në Kosovë. Pas një kohe e lëshoi Kosovën dhe tash jeton dhe vepron në Belgjikë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.