Shefqet Berisha
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1935 në Therandë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (gjimnazin) e kreu në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Rijekë (Kroaci), më 1962. Punën e filloi në Fakultetin e Mjekësisë të Rijekës, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 1980 me temën: ”EPIDEMIOLOGJIA E NEFROPATISË ENDEMIKE BALLKANIKE NË REGJIONIN E MORAVËS SË KOSOVËS”(sr). Dr. Shefqet Berisha në fillim punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë, specializoi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe në Shkup, kurse specializimin për nefrologji e bëri në Zagreb. Tash është prof. ordinar i Mjekësisë Interne (Nefrologji) në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe ka të botuara 27 punime shkencore. Jeton në Prishtinë si pensionist.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.