Shefkije Zymberi-Islamaj
Doktor e shkencave të filologjisë
Lindi më 1953 në Likoc të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Mitrovicë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1977. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në tetor të vitit 1985 me temën:”SINONIMET NË GJUHËN SHQIPE”. Mr. Shefkije Zymberi-Islamaj doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në janar të vitit 1999 me temën: ” VEÇORITË LEKSIKO-SEMANTIKE DHE STILISTIKE NË GJUHËN E POEZISË SË JAKOV XOXËS” Dr. Shefkije Zymberi-Islamaj së pari punoi si mësuese në Isniq, si profesoreshë e gjuhës shqipe në Gjimnaz të Deçanit, e prej vitit 1977 filloi si hulumtuese e pavarur në Sektorin e Leksikografisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës ku arriti deri te këshilltar shkencor për Leksikografi në këtë Institut ku edhe punon. Dr. Sh. Zymberi-Islamaj ka të botuara më tepër se 100 punime nga fusha e Leksikografisë, 2 botime të veçanta dhe 3 libra shkencorë. Ka marrë pjesë në shumë konferenca-simpoziume shkencore në Kosovë dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.