Shefki Stublla
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi më 1938 në Podujevë (Besianë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Degën e Historisë në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temën: ” HISTORIA E ZHVILLIMIT TË VEPRIMTARISË BOTUESE NË KOSOVË GJATË VITEVE. 1943 – 1983”. Mr. Shefki Stublla një kohë të shkurtër ka punuar si profesor i gjuhës shqipe në shkolla të mesme në Podujevë. Ka qenë sekretar i Sekretariatit të Informatave dhe të Publikimeve dhe sekretar i BVI-së së Kulturës. Ka pasur edhe të tjera detyra shoqëroro-politike në Prishtinë. Ka të botuara 10 punime dhe 1 botim të veçantë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.