← Shfleto

Shefki Jusufi

Magjistër i shkencave teknike – metalurgjisë

Lindi më 1954 në Kërçovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Shkup. Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë e kreu në Mitrovicë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1983 me temën:”?“(sr). Mr. Shefki Jusufi më 1979 u zgjodh asistent në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës e më vonë edhe ligjërues në këtë fakultet. Mr. Shefki Jusufi me punë kaloi në Feronikël si drejtor teknik e më vonë drejtor i përgjithshëm. Më 1992 dëbohet nga puna nga pushteti serbomalazias. Mr. Sh. Jusufi vdiq në vitin 2005.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.