Shaip Latifi
Magjistër i shkencave teknike – xehetarisë
Lindi më 1948 në Majac të Besianës. Shkollën fillore e kreu në Lluzhan, kurse të mesmen (Tekniken) e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Xehetarisë e kreu në Tuzëll më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1987 me temën: ”AVANSIMI I PUNIMIT TË KORRIDOREVE NËNTOKËSORE ME PËRDORIMIN KOMBATISJES DEPËRTUESE NË VEÇANTI NË REVIERËN “PRRONIT TË THATË” MINJERAE NOVOBËRDES “TREPÇA”(kr). Mr. Sh. Latifi viteve të fundit të studimeve ka qenë demonstrues i gjeometrisë deskriptive në Fakultetin, ku ka studiuar. Si inxh. filloi të punonte në minierat Kishnicës e Novobërdës të kombinatit “Trepça”, si udhëheqës teknik, drejtues i galerisë së Novobërdës, drejtor teknik dhe drejtor i OP”Hulumtime dhe zhvillim” të Kishnicës, mandej kaloi në Institutin “Inkos” si drejtues i Entit të Xehetarisë në kuadër të Elektroekonomisë së Kosovës. Më 1978 zgjidhet asistent i lëndës Punimet e galerive në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë. Ka qenë drejtor i Minjerës së Goleshit për shkak të ndjekjes së pushtetit serbokomunist u detyrua të emigronte në Zvicër. Ka të botuara 6 punime shkencore, e punime tjera, si dhe 11 projekte të realizuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.