Shaip Kabashi
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1953 në Krushicë të Suharekës(Therandës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Suharekë, kurse Fakultetin Filozofik-Dega Sociologji-Filozofi i kreu në Prishtinë më 1978. Ka qenë student i dalluar. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1997 me temën: ”BYROKRACIA DHE BYROKRATIZMI NË SISTEMIN VETËQEVERISËS”. Mr. Shaip Kabashi doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në shtator të vitit 2004 me temën:”ROLI I OPINIONIT PUBLIK NË JETËN POLITIKE”. Dr. Shaip Kabashi së pari punoi si mësimdhënës në Shkollë të Mesme të Suharekës, mandej punoi si jurist në gjykatën e Suharekës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.