← Shfleto

Shaip Çitaku

Magjistër i artit figurativ

Lindi më 1944 në Bajçinë të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën Normale e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe SHLP-Dega e Artit figurativ mandej e vazhdoi shkallën e Dytë të Fakultetit të Arteve në Prishtinë, ku diplomoi më 1977. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Akademinë e Arteve në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”FORMAT NË HAPËSIRË”. Mr. Shaip Çitaku në fillim punoi si mësimdhënës i Artit në Gjimnaz të Podujevës, prej vitit 1978 punon në Fakultetin e Arteve në Prishtinë si bashkëpunëtor i lartë i Grafikës. Mr. Sh. Çitaku ka organizuar 6 ekspozita individuale dhe 15 ekspozita kolektive në Kosovë dhe ligjëron lëndën e grafikës në këtë fakultet.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.