← Shfleto

Shaban Torozi

Magjistër i shkencave të ndërtimtarisë

Lindi më 1927 në Tiranë. Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në Gjirokastër. Studimet i bëri në Universitetin Politeknik të Sofjes (Bullgari) më 1953. Është marrë kryesisht me projektimin dhe më ndërtimin e rrugëve hekurudhore dhe të urave. Ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave në Durrës si kryinxhinier i hekurudhave. Është projektues i disa hekurudhave si Elbasan-Përrenjas-Guri i Kuq, Laç-Shkodër-Hani i Hotit, Milot-Rëshen-Klos. E ka projektuar urën e Memaliajt me gjatësi 112m. Mr. Shaban Torozi e ka titullin “Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës”. Ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së I-rë

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.