Shaban. Hashimi
Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1924 në Prishtinë. Shkollën fillore e nisi në Shqipëri dhe e kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Gjimnazin. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Beograd më 1954. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1974 me temën: ”METODAT PËR PËRCAKTIMIN E VENDEVE DEFEKTE NË KABLLO DHE LARGPËRÇUES”(kr). Mr. Shaban Hashimi doktorua në Fakultetin Teknik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1983 me temën:”?“. Dr. Shaban Hashimi ka qenë pjesmarrës i LNÇ i cili është internua në Vjenë. Në fillim u punsua në TC “Zveçan” e më vonë në Minierën e Stantrgut, në TC”Kosova A” në Obiliq, e prej vitit 1963 u zgjodh ligjërues i Matjeve elektrike në SHLT të Prishtinës, ka krye specializimin në Londër e me hapjen e Fakultetit Teknik në Prishtinë u zgjodh ligjërues i Matjeve elektrike ku arrit deri te prof. ordinar i kësaj lënde. Ka qenë dekan i Fakultetit Teknik të Prishtinës. Ka të botuara 15 punime shkencore dhe tekste shkollore-universitare për energjetikë. Vdiq në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.