Shaban Buza
Doktor i shkencave teknike – makinerisë
Lindi në nëntor të vitit 1959 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik –Dega e Makinerisë, e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë në Mostar ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1988 me temën: ”KONSTRUKTIMI OPTIMAL I ELEKTROMOTORIT”(sr). Mr. Shaban Buza doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në prill të vitit 1998 me temën: ” KONTRIBUT HULUMTIMIT TË DINAMIKËS SË BOSHTEVE ELASTIKE TË TURBOAGREGATEVE ME NDIKIMIN E EFEKTIT ZHIROSKOPIK NË GJENDJEN JOSTACIONARE”. Dr. Shaban Buza më 1984 ia filloi punës si asistent i lëndës Metodat dhe teoritë e konstruktimit në Katedrën e Konstruksioneve Metalike të Fakultetit të Makinerisë të Prishtinës. Tash është ligjërues i lëndëve: Rezistenca e materialeve I dhe Teoria dhe metodat e konstruktimit në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës. Ky ka qenë student i dalluar gjatë studimeve, specializoi në Kroaci dhe në Angli. Ka 6 punime shkencore dhe 3 tekste shkollore Universitare si autor-koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.