Sevdije Govori
Doktor e shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në shkurt të vitit 1962 në Mirash të Ferizajt. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Ferizaj. FSHMN-Dega e Kimisë - e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega Kimi Organike të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1990 me temën: ”SINTEZA DHE STUDIMI I ANILINO, PIRIDINIL AMINO DHE PIRIDINIL AMINO-KUMARINAVE”(kr). Mr. Sevdije Govori doktoroi në FSHMN të Prishtinës, në tetor të vitit 1999 me temën: ”ANELACIONET E UNAZAVE HETEROCIKLIKE ME QËLLIM TË PËRFITIMIT TË DERIVATEVE TË REJA DUKE U NISUR NGA 3-CN-4 CLKUMARINA”. Dr. Sevdije Govori më 1985 u zgjodh asistente e lëndëve: Kimia e komponimeve heterociklike dhe Kimia për studentët e biologjisë në FSHMN të Prishtinës dhe tash është docent i këtyre lëndëve. Ka të botuara 13 punime profesionale dhe 3 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.