← Shfleto

Selman Riza

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1909 në Gjakovë. Mësimet fillestare i mori në vendlindje kurse shkollën plotore gjashtëvjeçare e kreu në Tiranë më 1912. Më vonë e kreu edhe Liceun Francez të Korçës, studimet e larta të filozofisë dhe Drejtësisë i kreu në Francë dhe në Austri më 1935, mandej punoi si profesor i gjuhëve të huaja në Liceun e Korçës. Më 1940 u internua në Ventotenë të Italisë e më 1943 u lirua dhe punoi në Durrës, ku përgatiti punimin: “Dokumentar kundër tezës shqiptare” punim prej 200 faqesh. Më 1944 punoi si avokat në Prizren, prej aty u strehua në Shqipëri e më 1946 u arrestua nga shtetasit shqiptarë dhe më 1948 iu dorëzua në Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë dhe u mbajt në burg deri më 1951 kur u lirua dhe u sistemua në Sarajevë, ku punoi si lektor i frëngjishtes në Fakultetin Filozofik. Më 1953 bashkë me Elhami Nimanin dhe Ali Rexhën e themeluan Institutin Albanologjik të Prishtinës. Pasi nuk deshi ta merrte shtetësinë jugosllave pushteti i atëhershëm e ktheu S.Rizën në Shqipëri. Atje punoi si prof. ordinar në Fakultetin e Filologjisë dhe të Historisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë, ku i botoi një varg punimesh shkencore për Gjuhësinë Shqiptare në relacion me gjuhët tjera. Dr. Selman Riza bashkëpunoi me shumë revista si :“Jeta e Re”, ”Përparimi” në Kosovë botoi “Studimet Albanistike” më 1979 e botoi “Rilindja”. Ky është ndër shkencëtarët e shquar të Letërsisë shqiptare. Vdiq në Tiranë më 1988.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.