← Shfleto

Selman Lajçi

Magjistër i shkencave të bujqësisë – blegëtorisë

Lindi në shkurt të vitit 1954 në Ugëll të Preshterit. Shkollën fillore e kreu në Prilep (Maqedoni), kurse të mesmen (Bujqësoren) në Pejë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë (gjenerata e parë) më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1990 me temën: ”RRJEDHAT E LAKTACIONIT DHE NDËRRIMI I PËRMBAJTJES SË LOPËVE QUMSHTORE SIMENTALKA NGA RS E GJERMANISË”(kr). Mr. Selman Lajçi në fillim punoi si inxh. i Bujqësisë në Vitomiricë në kuadër të KBI të Pejës. Më 1985 kaloi në Bankën e Bashkuar të Kosovës në Institut Sektorin e Bujqësisë-Blegëtorisë si bashkëpunëtor profesional. Më 1990 u largua nga puna nga pushteti serbokomunist. Mr. S.Lajçi kishte themelua qelulën e parë të UÇK në Rugovë dhe Lug të Drinit ku më vonë u formua Brigada 136 “Rugova” dhe Selmani ishte Komandant për moral e informim dhe furnizonte Brigadën me armë. Mbante edhe “Ditarin” e UÇK. Selman Lajçi u vra në luftë në Qafë të Hajlës të Rugovës më 19 prill 1999.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.