Selim Sylejmani
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1955 në Bujanoc. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Preshevë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Ruse i kreu në Prishtinë më 1980. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në dhjetor të vitit 1990 me temën:”?“. Mr. Selim Sylejmani doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në qershor të vitit 1997 me temën: ”KRIJIMTARIA LETRARE E A. PUSHKINIT NË PËRKTHIMET SHQIP”. Dr. Selim Sylejmani më 1983 u pranua asistent i gjuhë ruse në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse - në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe arriti deri te docent i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Merret me përkthime nga rusishtja në shqipe dhe anasjelltas.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.