← Shfleto

Selim Krasniqi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1936 në Tërpezë të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në Carrallukë të Klinës, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1962. Specializimin e kreu në Klinikën e Gjinekologjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”FAKTORI ETIOLOGJIK NË SHTERPËSINË E BASHKËSHORTËVE I PËRCIELL NË KGJA PREJ 1976-1980”. Dr. Selim Krasniqi që nga viti 1964 punon në Spitalin e Përgjithshëm në Klinikën e Gjinekologjisë të Prishtinës, ku më 1974 u zgjodh asistent i Gjinekologjisë me Obstetrikë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet dhe ka të botuara 17 punime shkencore si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.