← Shfleto

Selim Kolgeci

Doktor i shkencave të biomedicines

Lindi më 1949 në Vraniq të Suharekës. Shkollën fillore e nisi në Bukosh dhe e kreu në Mushtisht, kurse të mesmen (Normalen) në Prizren. FSHMN-Dega e Biologjisë - e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1987 me temën: ”FREKUENCA E ABERACIONEVE KROMOZOMALE TE BASHKËSHORTËT ME DESHTIME SPONTANE”(kr). Mr. Selim Kolgeci doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, në shtator të vitit 1996 me temën: ” KROMOZOMOPATITI TE BASHKËSHORTET ME DESHTIME SPONTANE DHE MUNDËSIA E PARANDALIMIT TË LINDJES SË FËMIJËVE ME ANOMALI“. Dr. Selim Kolgeci filloi të punonte në Klinikën e Gjinekologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Është ligjërues i lëndës së Biologjisë me Gjenetikë humane në këtë fakultet, ku tash është prof. inordinar i kësaj lënde, dhe ka të botuara 13 punime shkencore, 5 punime profesionale si autor-koautor dhe 3 tekste universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.