← Shfleto

Selim Daci

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në prill të vitit 1949 në Irzniq të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (gjimnazin) në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1979 me temën: ”LEZHA NË MESJETË”. Mr. Selim Daci doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në janar të vitit 1991 me temën: ”VEPRIMTARIA EKONOMIKE E QYTETEVE TË KOSOVËS NË MESJETË”. Dr. Selim Daci në fillim punoi si prof. i historisë në Gjimnaz të Deçanit, kurse në vitin 1974 u zgjodh asistent i historisë së kohës së mesme në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i lëndëve: Historia Botërore-Mesjeta dhe Historia e Bizantit. Dr. S. Daci dy mandate ka qenë prodekan dhe një mandat dekan i këtij fakulteti, ka një seri punimesh shkencore nga lëmi i historisë së mesjetës Shqiptare, koautor i një studimi monografik, autor-koautor për tekste të historisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.