Selami Sylejmani
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1954 në Bresanë të Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Dragash, kurse shkollën e mesme ( të Mjekësisë) e kreu në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1995 me temën: ”PARAQITJA ULTRASONIKE E SHTATËZËNIEVE TË HERSHME PATOLOGJIKE, POSAÇËRISHT NË BLIGHTED OVUM”. Mr. Selami Sylejmani specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, mandej ka qenë Demonstrator në Institutin e Fiziologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Mr. S. Sylejmani themeloi Kabinetin diagnostik me tingull në Prizren. Ka të botuara 15 punime shkencore dhe punon si profesor në Shkollën e Mjekësisë në Prizren.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.