Selam Meço
Doktor i shkencave të gjeologjisë – paleontolog
Lindi në mars të vitit 1938 në Tragjas të Vlorës. Mësimet e para dhe shkollën të mesmen i kreu në Vlorë. Studimet e larta i kreu në Universitetin “Lomonosov” të Moskës (Rusi) dhe diplomoi gjeolog-panteolog. Më 1978 e bëri pjesën e parë të doktoratës, kurse më 1988 ka doktoruar në Universitetin e Tiranës me temën: ”KONADONTËT DHE STRATOGRAFIA E DEPOZITIMEVE PALEOZOIKE E TRIASTIKE NË ZONËN E KORABIT”. Dr. Selam Meço punoi si paleontolog në Laboratorin Qendror të Naftës të Kuçovës, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, ka qenë shef Katedre, zëvendësrektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, shef Seksionit stratigrafik – paleontologjik në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave. Kualifikimin pasuniversitar e kreu në Lion të Francës, u specializua edhe në Vjenë. Është autor i një teksti universitar dhe bashkautor edhe i disa teksteve të tjera (për shkolla të mesme). Ka të botuara 22 artikuj shkencorë në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.