Sejfi Hajdëri
Magjistër i veterinarisë
Lindi më 1924 në Gjirokastër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse studimet e larta në Universitetin e Sofjes (Bullgari) ku u diplomua dhe u bë mjek veteriner më 1953. Pas diplomimit u emërua Veteriner në Ndërmarrjen Bujqësore të Komzës, më vonë kryespecialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Ndërmarrjes Bujqësore Shtetërore në Ministrinë e Bujqësisë në Tiranë. Më 1959 u emërua pedagog në Fakultetin e Veterinarisë për lëndën Obstetrikë – gjinekologji të shtazëve. Mr. Sejfi Hajdëri është autor i shumë teksteve universitare, monografive dhe punoi për ta zbuluar shkakun e shtërpësisë te lopët dhe për ta parandaluar atë. Mr. S. Hajdëri ka titullin “Docent”. Puna e tij shkencore duket me botimin e punimeve shkencore dhe me pjesëmarrjen me kumtesa në konferenca kombëtare dhe në ato ndërkombëtare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.