← Shfleto

Seit Lipa

Doktor i shkencave të historisë

Lind në shkurt të vitit 1937 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i regjistroi në Zagreb kurse i kreu në Fakulteti Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në prill të vitit 1977 me temën: ”RREGULLIMI DHE NDARJA ADMINISTRATIVE E KOSOVËS 1945-1950” Mr. Seit Lipa doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në mars të vitit 1980 me temën: ”KOSOVA NË PERIUDHËN E RINDËRTIMIT”. Dr. Seit Lipa së pari punoi në Kuvendin Komunal të Pejës, por që nga viti 1969 punoi në Institutin e Historisë të Kosovës si këshilltar shkencor, ku ishte edhe drejtor i këtij Instituti. Ka 1 botim të veçantë, 11 punime shkencore të botuara dhe 17 kontribute të tjera. Vdiq në Prishtinë më 2000.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.