Sefedin Sylejmani
Doktor i shkencave të filozofisë
Lindi më 1938 në Izvor të Kumanovës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Kumanovë, kurse Normalen e kreu në Shkup. Ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Filozofisë më 1962, doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1973 me temën:” MENDIMET FILOZOFIKE NË VEPRAT E NAIM FRASHËRIT”. Dr. Sefedin Sylejmani së pari punoi si mësues mandej si profesor në Gjimnaz të Kumanovës. Karrierën e vazhdoi në politikë si anëtar i KQ të LKJ në Maqedoni dhe si ligjërues i lëndës Bazat e Marksizmit në SHLP të Shkupit, drejtor i Dramës në Teatrin e Shkupit, kryeredaktor i “Flakës Vëllazërimit” në Shkup dhe pak kohë ligjëroi Historinë e filozofisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ka të botuara 15 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.