← Shfleto

Sefadin Elezi

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në shtator të vitit 1947 në Sërbicë të Kërçovës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Kërçovë, kurse Akademinë Pedagogjike e kreu në Shkup më 1968. Shkallën e dytë të studimeve e vazhdoi në Degën e Historisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku e kreu më 1972. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1985 me temën: ”KËRÇOVA ME RRETHINË GJATË KOHËS SË LNÇ 1941 – 1944”. Mr. Sefadin Elezi e vazhdoi punën shkencore në fushën e historisë dhe u doktorua në Universitetin e Shkupit në qershor të vitit 2000 me temën: ”PROGRAMET MËSIMORE NGA HISTORIA NË PERIUDHËN 1945 -1990” (ma). Dr. Sefadin Elezi në fillim punoi si profesor i historisë në Gjimnaz të Kërçovës. Nga viti 1993 punon në Ministrinë e Arsimit, Inspektoriati Shtetëror për Arsim dhe Shkencë – zëvendësinspektor republikan. Ka të botuar një vepër dhe disa punime shkencore. Jeton në Kërçovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.