← Shfleto

Seb Rodiqi

Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi më 1960 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik – Dega e Elektroteknikës - e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1991 me temën: ”CAKTIMI I PUNËVE GJATË PUNËS SË KOMPJUTERIT ME PROCESE TË SHUMTA” (kr). Mr. Seb Rodiqi së pari punoi si mësimdhënës inxh. në Shkollën Teknike të Prishtinës, kurse më 1986 u zgjodh asistent i lëndës Arkitektura dhe organizimi i kompjuterëve dhe programimi sistemor në Katedrën e Informatikës dhe të Telekomunikacionit në Fakultetin Teknik të Prishtinës, ku ishte edhe shef i Katedrës, tash është ligjërues i kësaj lënde në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Ka të botuara disa punime shkencore dhe ka marrë pjesë në disa simpoziume shkencore në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.