← Shfleto

Sazan Guri

Doktor i shkencave të gjeologjisë – sedimentolog

Lindi në dhjetor të vitit 1956 në Berat. Mësimet e para dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1980. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1992 me temën: ” INTERPRETIMI STRATIGRAFIKO – SEKUENCIAL I DEPOZITIMEVE MOLLASIKE NË ULTËSIRËN PRANADRIATIKE DHE INTERESI PRAKTIK”. Dr. Sazan Guri së pari punoi si inxh.gjeolog në Ndërmarrjen e Shpim-Kërkimit të Patosit, në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier. Është specializuar në A.G.I.P. në Milano (Itali), mandej në Çeki. Është marrë me kërkimin e naftës-gazit. Rezultatet e hulumtimeve i paraqiti në 40 raporte e artikuj shkencorë dhe në kumtesa të mbajtura në simpoziume e konferenca gjeologjike. Është dekoruar me “Medalje Pune”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.