Sami Sylejmani
Doktor i shkencave të natyres – biologjisë
Lindi në maj të vitit 1947 në Smirë të Vitisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje kurse e kreu në Shkup, ku e kreu edhe të mesmen (Normalen) dhe FSHMN-Dega e Biologjisë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN - Dega e Botanikës në Zagreb, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1981 me temën: ”MIKROFLORA NË DY ASOCIACIONE PYJORE TË MALIT JAKUPICA TË MAQEDONISË”(kr). Mr. Sami Sylejmani doktoroi në FSHN të Zagrebit në tetor të vitit 1995 me temën: ” KËPURDHAT MAKROMYCETES TË MASIVEVE PYJORE TË JAKUPICËS DHE TË MALIT TË ZI (KARADAKUT) TË MAQEDONISË”(kr). Dr. Sami Sylejmani së pari punoi si profesor në Gjimnazin “Z. L. Marku” të Shkupit mandej punoi në shkolla të mesme të Ferizajt. Pasi doktoroi u zgjodh ligjërues i lëndës Sistematika dhe fitonimia e bimëve në FSHMN në Tetovë e më vonë shef i Katedrës së Biologjisë në këtë fakultet. Ka të botuara 2 punime shkencore dhe 2 dispensa për studentë e Biologjisë. Jeton në “Çair” të Shkupit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.